“Ia huq” Besnik Bislimi, publikon dhe e fshin sondazhin ku LDK-ja ishte para VV-së

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar edhe një sondazh nga komunat, e kësaj radhe nga komuna e Gjilanit, shkruan Gazeta inFokus.

Por kësaj here në këtë sondazh me përqindje printe Lidhja Demokratike e Kosovës, ani pse me renditje VV-ja dukej e para, me një përqindje prej 29.3%.

E si duket kandidati i VV-së tek pas publikimit të sondazhit e ka parë që LDK-ja, ani pse në listë e dyta, kishte përqindje më të madhe se partia e tij, me 31.7% dhe menjëherë pas dy minutave ai e ka fshirë sondazhin nga profili i tij.