Ia huq keq Gjesti, për këtë shtet thotë se është kryeqyteti i Serbisë – shpërthen rrjeti
Një debat i ndezur mes këngëtarit kosovar Gjestit dhe banorit Vserlo ka shkaktuar ‘tërmet’ në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, kështu duke tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës.
Situate u tensionua, dhe ndërkohë që Gjesti po përpiqej të justifikonte fjalët e tij, një gafë në gjeografi shpërtheu dhe bëri që debati të merrte një drejtim të papritur.
Për të korrigjuar gafën, Rozana ndërhyri menjëherë: “Jo, jo zemra ime, gabim e ke. Kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia. Bullgaria është shtet, nuk ka lidhje me Serbinë.”
Por, pavarësisht ndërhyrjes, Gjesti qëndroi në qëndrimin e tij, duke u shprehur: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.
“Gjeografia sipas Gjestit” u bë menjëherë një temë e nxehtë në platformën X (ish-Twitter), ku edhe videoja e këtij momenti ka qarkulluar me të madhe.
https://twitter.com/i/status/1899938375819284742

