Ia mori veturën për një shërbim dhe u zhduk

Një shtetase e Shqipërisë ka ngelur e mashtruar në Kosovë, ku personi i cili ia mori veturën për një shërbim, u zhduk.

Vlera e veturës, sipas viktimës, është 37 mije euro.

Fushë Kosovë 25.02.2022 – NN. Viktima femër shtetase e R. Shqipërisë ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte marr veturën e saj për një shërbim dhe nuk ia kishte kthyer më. Sipas viktimës, vlera e veturës është 37.000 euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)