Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë
Për dy vjet mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore, ndërsa vetëm këtë vit janë rreth 4 mijë e 180 krahasuar me vitin e kaluar, ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Në një intervistë për KosovaPress, Ibrahimi derisa rendit sfidat në arsim, të cilat janë identifikuar nga drejtorë komunal të arsimit, thotë se një numër i banorëve në vend që vijnë nga Lugina e Preshevës, nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës dhe si pasojë e kësaj nuk mund të aplikojnë për t’i marrë librat përmes platformës eKosova.

