Identifikohen dy vozitësit po bënin garë me veturat e tyre
Njësiti i policisë nga Trafiku rajonal, Drejtoria e Policisë Gjilan, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre, në zonën (vendbanim) ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.
Konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor, atyre u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë muajve, thuhet në njoftim.