Bora në Kamenicë, Komuna bënë thirrje për kujdes në komunikacion
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se që nga mbrëmë, kompania kontraktuese për pastrimin e rrugëve urbane e rurale, është në terren me të gjitha kapacitetet e saj duke u angazhuar për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të gatshme të ofrojnë kapacitetet e tyre për ndihmë qytetarëve.
“Lusim qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion dhe të raportojnë ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm”, thuhet në komumtesën për media të kësaj Komune./MediaFokus/