Kthehet në tokë astronautja që theu rekordin e qëndrimit në hapësirë

Vana Jerliu-Ramadani (SHBA)

Austronautja Kristina Koch, është kthyer në tokë, pas 328 ditë qëndrimi në hapësirë.

Ajo ka thyer rekordin sa i përket kohës së qëndrimit në hapësirë dhe ndihet plotësisht e shëndetshme.

Sipas një lajmi që ka publikuar portali abc7chicago, astronautja Kristina Koch është kthyer në tokë pasi që ka thyer rekordin e qëndrimit për 328 ditë në hapësirë.

Astronautja nga NASA është kthyer në tokë dhe lajmërohet se është me shëndet të mirë pas 328 ditëve në hapësirë, ku theu rekordin për udhëtimin më të gjatë nga gjinia femërore.

Ajo është kthyer në tokë, së bashku me ekipin./Mediafokus