Identifikohen personat që kishin gjuajtur me gurë kishën në Viti

Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë personat të cilët kishin gjuajtur me gurë dyert e hyrjes së kishës në Viti.

Me 09.05.2021 është raportuar një rast se disa persona kanë gjuajtur me gurë në dyer të oborrit te kishës ortodokse në rrugën “Agim Ramadani” në Viti dhe të njëjtit kanë ikur.

Në oborr të kishës është gjetur një guri, më këtë rast nuk ka pas asnjë dëm material dhe as nuk është lënduar askush.

Me 11 maj 2021, policia e Kosovës njësitet e hetimeve në Viti, përmes kamerave te sigurisë kanë vërejtur dy persona të mitur që dyshohet se kanë gjuajtur me gurë, të njëjtit janë identifikuar dhe janë sjell në stacionin policor në Viti, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të familjarëve dhe avokatëve mbrojtës.

Me urdhër te prokurorit për të mitur është aktivizuar rast për “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe palët janë liruar në procedurë të rregullt, ka thënë Hashani.