638 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, policia e Kosovës, gjatë periudhës një javore (5 maj-11 maj) në komunat e Rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar 638 gjoba.

Në raste të veçanta policia po ashtu ka asistuar inspektorët sanitarë në kontrolle të lokaleve hoteliere ku mbahen organizime të ndryshme, pa i përmbush masat anti-COVID-19.

Policia e Kosovës i thërret qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat, në të kundërtën do të kenë konsekuenca ligjore.