Identifikohen vozitësit të cilët bënë gara shpejtësie me vetura në vendbanim
Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksin rrugor Kamenicë – Crep ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.
Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor u janë shqiptuar gjoba në vlerë 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë muajve, thuhet në njoftim.

