Vetëplagoset me armë gjuetie

Një person në Suharekë është vetëplagosur me armë gjuetie, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Fsh. Doberdolan, Suharekë 30.01.2021 – 15:10. Është raportuar se në QKMF Suharekë ka kërkuar tretman mjekësor i dyshuari  mashkull kosovar, i cili më pas është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi. I dyshuari me armë gjuetie është vetë plagosur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishek te cal. 16 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.