Arrestohet përgjegjësi i një bastore ku u hasen 10 persona duke luajtur

Dhjetë persona janë hasur duke luajtur në bastore në një lokal në Prishtinë, ndërkohë është arrestuar përgjegjësi i lokalit.

Rr- Ilir Konushevci Prishtinë 30.01.2021 15:40. Raportohet se ne një lokal janë 10 persona duke luajtur me lojëra të fatit (bastore). Në vendin e ngjarjes është kontaktuar me personin përgjegjës të dyshuarin mashkull /kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër te tij janë konfiskuar paisjet elektronike, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.