Zefi e kujton Bakiun: Fshati ku ti linde u varfërua edhe për një banor

Krijuesi dhe publicisti Demush Zefi ka shprehur dhembje për vdekjen e bashkëvendësit të tij, Baki Qerimi.

“Baki, nuk do ta harrojme vepren tende”, ka shkruar Zefi në një dedikim për Qerimin.

“Bakiu u nda nga ne, jo pse ai e deshiroi ndarjen, por eshte proces i natyres, ai qe lind edhe do te vdes. Baki shkove shume shpejt. Komunikuam vazhdimisht ne telefon. Nuk tregove per keqesimin e shendetit. Perkunder me dha kuraje se shume shpejt do te sherohesh.

Sot ky lajm mortor ishte dhembje, ishte shqetesim, sepse ne mesin familjar, ne pranine tone do te na mungoj Bakiu qe kishte nje shpirt qe lente mbresa te mira te te gjithe ne.

Fshati ku ti linde u varefrua edhe me nje banor qe tere jeten e kishte ne mendje dhe shpirt.

Heren e fundit qe biseduam lam peng nje dite te takohem ne fshatin Dunav, te bejme sa mundemi per tia kthyer jeten ketij fshati qe sot sigurisht nuk ndihet mire duke ditur se dashuria e Bakiut ishte e madhe, e nxehete sa rrezet e diellit qe te beje te miren per te.

Nje dore e djathet u ul e nje shpirt u shua qe ma te mos jet i pranishem ne kete toke qe e rriti. Baki, do te perkujtojme ne jete sa edhe ne jemi. E ke merituar gjithe ate bagazh dashurie per secilin njeri e sidomos te dunavaseve. Lamtumire e pusho ne paqe ne dheun e ketij vendi.

Ata qe te njohen, e kane kuptuar vepren tende te madhe te artë e te ndritur. Nuk kam besuar se do te na mungosh se paku edhe nje takim. Po te perkujtoj me keta rreshta, me lot e mall per ty. Do te ndihet mungesa e jote per brezin e ardhshem, per rinine qe tash ndodhet jasht fshatit, e fshati kerkon zerin e kthimit. Ky ze u dobesua me vdekjen tende.

Baki Qerimi ndërroi jetë dje, pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës në pension.