Identifikohet vozitësi i cili ka publikuar video duke vozitur 222 km/h në vendbanim
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në rrjete sociale ka publikuar një video incizimi në të cilin shihet se në fshatin Bresalc, aksi rrugor Prishtinë-Gjilan duke vozitur automjetin e tij me shpejtësinë 222 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.
Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muajve, thuhet në njoftim.
