Identifikohet vozitësi i cili shkaktoi kundërvajtje në trafik
Policia në Gjilan vazhdon pa ndërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët.
Në bashkpunimin me media, policia ka identifikuar vozitësin i cili ka bërë kthim gjysëm rrethor duke kaluar në korsin tjetër të rrugës njëkahore dhe menjëherë ka marrë masa ligjore ndaj tij.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion, thuhet në njoftimin e policisë.


 
 
						 
						