Identifikohet vozitësi i cili shkaktoi kundërvajtje në trafik

Policia në Gjilan vazhdon pa ndërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë  dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët.

Në bashkpunimin me media, policia ka identifikuar vozitësin i cili ka bërë kthim gjysëm rrethor duke kaluar në korsin tjetër të rrugës njëkahore dhe menjëherë ka marrë masa ligjore ndaj tij.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion, thuhet në njoftimin e policisë.