Ikonat e Gilanit tim: Ajet Marevci

Me ndihmën e artistit Lulzim Behxheti, i cili po realizon një ide të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, do t`i risjellim ikonat e qytetit të Gjilanit, të cilët ishin unikë në mënyrën e të jetuarit, sjellje, edukatë. dije, respektin që kishin për të tjerët.

Ata nuk ishin njerëz, thjesht të rëndomtë. Ishin diçka më tepër ose më pak se të tjerët, prandaj mbetën të veçantë.

Ne po sjellim vetëm portretet e tyre, ndërsa biografinë e secilit, veç e veç mund ta plotësoni ju që i keni njohur.

Ikona që po sjellim tani quhet Ajet Marevci.

Ja si e portretizon Luli këtë personazh:

Vazhdojme rrugtimin…ksaj radhe p’e kthjellim mendjen me Ajetin.

Asht shqu me teshat e leckosuna edhe me shtagen e gjate qe e mbajke ngat vetit. Kur u veshke dikush keq, i thojshmi alla Gilanqe: “Ajet kokshe bo”.

Edhe Ajeti si starat tjer te Gilanit nuk ka qene lypsar, thojn se Ajeti ka sharru dru per dimen edhe kshtu e ka mbajt veten gjalle, ka jetu me nder, i rrespektum dhe i dashtun, s’ka mbajt inati dhe zili.

…t’i kishmi kta njerz sot, bota jone kish mu kone ma e mir…/mediafokus.info