Drita është një ‘Barcelonë’ në Superligën e Kosovës, merr tri pikë në Llap
Për nivelin e lojës në Superligën e Kosovës, Drita është thjesht një ‘Barcelonë’ e dytë.
Klubi bardh e kaltër ka arkëtuar tri pikë të reja në garën për titull kampioni, ku sot ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë 4:0.
Me tri pikët e kësaj jave, Drita e rrit diferncën me ndjekësin kryesor, Prishtina, e cila edhe pse në pozitën e dytë, tani mbetet prapa me katër pikë.
Loja mes këtyre dy skuadrave, mbase do të jetë vendimtare, nëse Drita nuk arrin ta ruajë këtë epërsi deri në fund.
Po aq e rëndësishme dhe interesante do të jetë edhe derbi lokal, duke e ditur se edhe Gjilani mbetet në garë të ngushtë për titull, ose minimumi, për vendin e dytë.
Me lojën që tregoi sot Drita, u pa qartë se ka një ekip të jashtëzakonshëm, i cili nuk dorëzohet deri në sekondat e fundit, pavarësisht se ka shënuar 4 gola./mediafokus.info/