12 të vdekur nuk janë vetëm shifër, por janë edhe dhembje për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre

Sami Spahiu

A është e thënë që qytetarët tanë duhet të përfshihen në çdo çështje, për të besuar në faktet dhe këshillat që japin ekspertët në fusha të caktuara, ose a duhet që çdo qytetar të ketë virus që të bindemi se ka virus.

Mos besimi nga qytetarët dhe spekulantët e pa ndërgjegjëshëm se nuk ka virus, është rezultati më i hidhur i 24 orëve të fundit, me 12 të vdekur nga virus covid-19.

Ngushëllime të gjitha familjeve që kan humbur më të dashurit e tyre nga virusi që ka përfshirë gjithë botën.

Kët numra dhe statistikat në nivel kombëtar, që aq lehtë i shkruajmë, i lexojmë dhe i krahasojmë mes qyteteve tona, por mos harroni se këto viktima nuk janë vdekur pa vuajtje dhe pa dhimbje, ku dhjetra familje në Kosovë kanë humbur më të dashurve e tyre.

Mos lejoni asnjëherë që mendjet dhe zemrat tona kolektive, të jenë të pa ndjeshme ndaj kësaj fatkeqësie që ka përfshirë krejt botën, përderisa ende jemi në kohë PANDEMIE!

Respektoni rregullat e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës!

Mbani distancë sociale, mos dilni në ambiente ku mund të mos respektohet distanca sociale dhe masat parandaluese kundër covid-19.

Bartja e maskave është obligim për ju dhe shpëtim për të tjerët.

Kosova ka shansin e FUNDIT që të përballojë më me lehtësi këtë pandemi që ka përfshirë krejt botën.

Për çdo nevojë, problem apo shërbim thirrni numrat emergjent:

🚨 #112 Qendrën Operative Emergjente
🚑 #194 EMERGJENCA e ndihmës së shpejtë mjekësore
🚔 #192 POLICIA e Kosovës
🚒 #193 ZJARRFIKËSAT

(Autori është drejtor për Mbrojtje e Shpëtim në Komunën e Gjilanit dhe shkrimi është marrë nga profili i tij në fb)