Ikonat e Gilanit tim: Ramadani…
Me ndihmën e artistit Lulzim Behxheti, i cili po realizon një ide të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, do t`i risjellim ikonat e qytetit të Gjilanit, të cilët ishin unikë në mënyrën e të jetuarit, sjellje, edukatë, dije, respektin që kishin për të tjerët.
Ata nuk ishin njerëz, thjesht të rëndomtë. Ishin diçka më tepër ose më pak se të tjerët, prandaj mbetën të veçantë.
Ne po sjellim vetëm portretet e tyre, ndërsa biografinë e secilit, veç e veç mund ta plotësoni ju që i keni njohur.
Ikona që po sjellim tani quhet Ramadan.
Ja si e përshkruan me pak fjalë Behxheti:
Unë po e vazhdoj rrugëtimin…sonte po e prezentoj Ramadanin. Besoj se të gjithë po e dini si e kemi quajt.
Ka punuar në Kombinatin e Duhanit, ka qenë i urtë, i hareshëm dhe në mënyrën e vet pedant.
Ka pas fjalor të kthjellët dhe zë të butë, mendjen e mprehtë dhe i ndihmonte çdokujt….
(…o Gilan e viron, se per ty shpyrti m’lshon…)

