Ikonat e Gilanit tim: Shabit do t`ia kishte lakmi edhe Holywood për pamjen

Me ndihmën e artistit Lulzim Behxheti, i cili po realizon një ide të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, do t`i risjellim ikonat e qytetit të Gjilanit, të cilët ishin unikë në mënyrën e të jetuarit, sjellje, edukatë. dije, respektin që kishin për të tjerët.

Ata nuk ishin njerëz, thjesht të rëndomtë. Ishin diçka më tepër ose më pak se të tjerët, prandaj mbetën të veçantë.

Ne po sjellim vetëm portretet e tyre, ndërsa biografinë e secilit, veç e veç mund ta plotësoni ju që i keni njohur.

Ikona që po sjellim tani quhet Shabi.

Ja si e përshkruan me pak fjalë Behxheti:

Ata që e kanë njoftë, e kujtojnë Shabin që mbante shishen me birrë në xhep të palltos, shkurtak, flokë pa krehur, i palarë, nuk kërkonte lëmoshë…

Por kur e shohim në këtë vizatim, mund ta krahasojmë me artistë të Holywoodit…

Edhe Al Paçino do t`ia kishte lakmi Shabit…./mediafokus.info