IKSHP: Shkollat duhet të përcjellin shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve

Sot janë hapur shkollat dhe nxënësit janë kthyer në klasa, por rreziku nga virusi nuk ka kaluar plotësisht, prandaj duhet respektuar masat.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

‘Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale.

Rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.

Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër!

Shëndet e suksese të gjithëve!’ – thuhet në reagimin e IKSHP.