‘Në shërbim të vendit’ – banorët e lagjes Karadaku në betejë me zjarrin (VIDEO)

Banorët e lagjes Karadaku në Zhegër janë përballurr me një zjarr masiv, derisa e kanë futur atë nën kontroll bashkë me zjarrfikësit e Gjilanit.

Pamje nga ‘beteja me flakët’ ka dërguar për portalin Mediafokus.info Muhadin Haziri, i cili ka shkruar: ‘Në shërbim të vendit”.

Haziri ka thënë se me ndimën e banorëve të lagjes Karadaku është shuar zjarri në pjesën malore që i përket zonës kadastrale të Zhegrës.

‘Ne iu përgjigjëm menjëherë thirrjes nga Sherbimi i Zjarrfiksve për të ndimuar dhe parandaluar shpërthimin e zjarreve në trekëndshin mes tri fahatrave: Zhegër, Remnik, Nasalë”, ka thënë Haziri për Mediafokus.

Ai falënderon banorët e lagjes Karadaku si dhe zjarrfikësit e Gjilanit, për vetëmohimin e treguar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e zgjerimit të flakëve në hapësirat tjera.

‘Falenderoj për angazhimin dhe ndihmë Ibra Ibra, Flamur Hamitin, Skender Hamitin, Rabit Hamitin, Ismajl Sejdiun dhe të tjerë. Falenderoj komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Gjilan, Rabit Murseli për vetëmohim në mposhtjen e flakëve’, ka thënë Haziri./Mediafokus.info