IKSHPK me apel: Virusi është gjithandej, ruani veten dhe të tjerët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar thirrjet për qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë COVID-19, raporton Mediafokus.info.

IKSHPK përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të ruajnë veten dhe të tjerët duke respektuar masat antiCovid, si përdorimi i maskës dhe mbajtja e distancës.

“Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!”, shkruan IKSHPK.

Qyetarë të dashur!

Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo!
Mbani distancën!
Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!
Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!
Ruani veten dhe të afërmit tuaj!
Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj!

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, ndërkohë numri total i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 904.