Ilire Dauti: Më kanë ftuar edhe në gjykatë pse kërkoj të drejtën time për dokumenta në gjuhën shqipe
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në një intervistë për A2 CNN ka folur për presionin e vazhdueshëm që ajo ballafaqohet nga ana e pushtetit në Maqedoninë e Veriut.
Dauti thekson se kjo nuk është hera e parë pasi, sipas saj, sa herë që ajo kërkon të drejtën e saj që dokumentet t`i ketë edhe në gjuhën shqipe, ballafaqohet me presion në mënyrë permanente.
Ajo kujtoi edhe momentet kur është shkarkuar nga komisioni për politike sociale pasi kishte kërkuar që edhe ish pjestarët e UÇK-së të trajtohet si forcat e policisë së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar të respektohet neni 9 i Kushtetutës.
Ilire Dauti në fund të intervistës theksoi se kjo është një porosi për ne se nëse ju do të vazhdoni të kërkoni do të ballafaqoheni me këto situatë, e tash imagjinoni kur një përfaqësues i zgjedhur nga populli trajtohet kështu, paramendoni qytetari si e përjeton.

