Iliri bëri shumë për Kosovën dhe nuk mori asgjë prej saj

Shefki Daku

Me Ilir Mustafën jam takuar në rrethana të ndryshme në Kosovë, para luftës dhe pastaj edhe jashtë vendit, në Francë.

Mund të them se Iliri ka qenë një patriot i madh, i cili ka dhanë kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, fillimisht në Kosovë dhe pastaj në Francë, deri kur u nda nga jeta, para tri vitesh.

Me Ilirin jam njohur që nga shkolla e mesme në Gjilan, pastaj në lojën e futbollit si dhe së fundi, në Francë, ku kam pasur rastin jem mysafir në banesën e tij.

Atje, Iliri është shoqëruar me vëllain tim.

Mendoj se Iliri si patriot i paepur i çështjes kombëtare bëri shumë për Kosovën, dhe nuk përfitoi as nuk kërkoi asgjë si shpërblim për gjithë atë rrezistencë, për tërë atë kontrirbut dhe sakrificë nëpër vite, pa u lodhur asnjëherë.

Ndoshta edhe nuk ka dashur Iliri, sepse ai nuk ka punuar për përfitime personale.

Prandaj, njerëzit si Iliri janë të rrallë dhe meritojnë respekt të përjetshëm.