Iliri ynë ka nevojë për ndihmë, vetëm s’e mposhtë sëmundjen

Ilir Behluli, 19 vjeç nga Gjilani, po vuan nga një sëmundje e rëndë, Leukemi Akute.

Ai ka nevojë për shërim të menjëhershëm jashtë vendit.

Çmimi i operimit dhe trajtimit kushton 150 mijë euro dhe është i papërballueshëm për familjen.

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 30 mijë euro, ndërsa kanë mbetur për t’u siguruar nga familja edhe 120 mijë euro.

Jeta e Ilirit, tani varet nga mirësia e qytetarëve. Sytë e tij janë të kthyer nga ne.

A do të lejojmë që këta sy të mbyllen para kohe, përgjithmonë, e ne ta vazhdojmë jetën tonë?

Me siguri se jo. Shqiptarët kanë treguar anën e tyre të mirë, sa është kërkuar prej tyre të ndihmojnë.

Tani kjo ndihmë nevojitet për Ilirin. Për Ilirin tonë.

Apelit për ndihmë i është bashkuar edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Ju lutemi, të gjithë vullnetmirëve, t’i ndihmojmë këtij të riu të del nga kjo situatë, sepse, Ilir Behluli, ka nevojë për tretman urgjent në spitalet e Turqisë. Çdo minut që vonohemi, është një humbje shprese për të”, ka shkruar ai.

Ky është numri kontaktues i prindit – Shefik Behluli :

+383 44 777 412

Llogaria bankare (iban):
XK05 20-17-0001813194-15
Swift Kodi : TEBKXKPR