Imami Bajrami: Mjeku që i sugjeroi prindit të mos e vaksinojë vajzën, ndërsa ajo vdiq, duhet të thirret në përgjegjësi

Imami dhe profesori Mustafë Bajrami ka thënë se mjeku i cili i ka sugjeruar qytetarit të mos e vaksinojë vajzën, nërkohë që ajo ka vdekur prej Covid-19, duhet të thirret në përgjegjësi.
Ky është postimi i plotë i Bajramit:
Duhet t’i merret licensa e të thirret në përgjegjësi mjeku i cili i ka thënë qytetarit se ‘me qenë vajza ime unë nuk do ta kisha vaksionuar’. A e njëjta paciente vdes duke i lënë 6 fëmijë jetimë dhe beben që e lind një ditë para vdekjes.
Kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, shëndeti kolektiv, shteti s’duhet me ia vetë dhëmbët secilit që do me shitë mend e mu tregue kapadai.
Shteti duhet t’i ndalë njerëzit që po krijojnë këto trauma e po përhapin gjithë këtë pasiguri.
Zoti është naltë e shteti poshtë. Bile, në një mënyrë, shteti është ‘zëvendësi’ i Zotit në tokë…!