Imami Hyseni: Pandemia nuk e ka rritur numrin e vdekjeve

Pandemia nuk e ka rritur asnjë përqind numrin e personave të vdekur në Kosovë.

Gjendja është e njëjtë edhe në Gjilan.

Shifrat tregojnë për numër të njëjtë të vdekjeve, si para, ashtu edhe pas pandemisë.

Agim Hyseni, sekretar i Bashkësisë Islame në Gjilan, për Mediafokus.info thotë se nuk kanë vërejtur shtim të numrit të vdekjeve gjatë kësaj kohe.

Mesatarisht, në Gjilan vdesin dy persona brenda ditës, thotë imami Hyseni.

Ai sqaron se ka raste kur shifrat ditore ndryshojnë herë, por mesatarja vjetore është rreth 600 vdekje në vit.

Atëherë shtrohet pyetja pse bota vendosi të mbyllet dhe të vetë shkatërrohet kur pandemia nuk e ka rritur numrin e vdekjeve.

Kësaj pyetje nuk i jep përgjigje askush, sikurse nuk i jep përgjigje askush as dilemës nëse një person i vetëm në botë ka vdekur nga korona virusi, pa pasur probleme tjetra shëndetësore.

Megjithatë njerëzimi po e vuan izolimin e imponuar dhe nga kjo gjendje do të dalë me shumë pasoja për të ardhmen./mediafokus.info