Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë: Qytetari tenton ta sulmojë Albin Kurtin (VIDEO)

Një incident ka ndodhur para pak minutash në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Mitrovicë, që po mbahet në një restaurant ku po thehen masat anti-COVID.

Një qytetar është përplasur me Albin Kurtin, duke e sharë dhe ofenduar dhe duke provuar t’i qërojë hesapet me të.

Gazeta ka siguruar një moment të incidentit që ndodhi në këtë tubim, e ku shihet qytetari teksa konfrontohet me aktivistë të VV-së, shkruan Gazeta Reporteri.

E sigurimi dhe aktivistë të tjera kanë intervenuar, duke e nxjerrur jashtë dhe duke e sharë qytetarin që po e shante Kurtin.

Siç shihet nga pamjet, incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.