India po dështon ta administrojë pandeminë, qentë po i hanë trupat e njerëzve

Ajo që po ndodhë në Indi, shtetin e dytë në botë për nga numri i popullsisë, është shqetësuese.

Pamje nga India, që vijnë përmes mediave të huaja, tregojnë momente ku një qen shihet duke ngrënë trupin e një viktime nga koronavirusit në brigjet e një lumi.

Duke qenë se krematoriumet nuk mund ta përballojnë fluksin e viktimave, shumë familjarë po i varrosin të afërmit e tyre të vdekur nga Covid buzë lumenjve.