Infeksionet me variantin Delta janë më të rënda
Komplikimet janë më të shpeshta nga infeksioni me variantin Delta të koronavirusit sesa me variantet e mëparshme, vlerëson grupi shkencor i punës së Konfederatës Helvetike. Numri i të shtruarve në spital dyfishohen me Delta.
Që nga fundi i qershorit, ky ka qenë varianti dominues në Zvicër. Të dhënat e mbledhura në qershor në Skoci tregojnë se infeksioni me mutacionin Delta çon në shtrimin në spital pothuajse dy herë më të shpeshtë se infeksioni me Alpha, shkruan grupi i punës në vlerësimin e tij të fundit.
Në Kanada, të dhënat tregojnë një rritje prej 108% të rrezikut të shtrimit në spital në krahasim me variantin fillestar qarkullues në vitin 2020.
Edhe mbrojtja me vaksinë kundër infeksioneve me Delta është gjithashtu më e ulët në krahasim me variantin fillestar. Sipas “Public Health England”, efikasiteti i vaksinës është 89% kundër koronavirusit Alpha dhe më shumë se 79% kundër variantit Delta.
Sidoqoftë, mbrojtja kundër komplikimeve të rënda dhe shtrimi në spital mbetet e lartë për ata që janë të vaksinuar.
Është e qartë se njerëzit e vaksinuar të infektuar me Delta në parim mund të transmetojnë virusin. Në raportin e saj, grupi i punës gjithashtu përmbledh zhvillimet në Zvicër gjatë 14 ditëve të fundit. Rastet e konfirmuara janë rritur me më shumë se një të tretën dhe shtrimet në spital me 40%. Vdekjet, nga ana tjetër kanë rënë në 50% njoftojnë mediat zvicerane./MLH

