Infermieria është shtyllë e pazëvendësueshme e shëndetësisë

Sabedin Sherifi

Shikuar historikisht infermieria gjithmonë është trajtuar si personel i dorës së dytë nga profesionistët shëndetësorë dhe shoqëria.

Edhe sot ofruesit e kujdesit shëndetësor i thërrasin infermierët me emrin ,,Kuadër i mesëm’’.

Por infermieria sot nuk është si dikur, ajo ka ndryshuar jo vetëm në përgatitjen profesionale, por edhe në atë shkollore.

Çlirimi i Kosovës nga okupimi solli një frymëmarrje të lirë edhe për infermierinë.

Infermieria nga ajo që quhej ,,kuadër i mesëm‘’ kaloi në një stad më të avancuar.

Kjo u arrit në bazë të përpjekjeve të vazhdueshme të infermierëve për arsimim dhe edukim më të lartë.

Hapja e studimeve në fushën e infermierisë ishte një shans i mirë për shumë studentë që të studiojnë një lëmi të re dhe të pa njohur deri më tash.

Ky ishte shans i mirë për zgjerimin e horizonteve të reja të dijes dhe studimit nga një lëmi e cila në vendet e zhvilluara kishte arritur në stadin më të lartë shkencor.

Roli kryesor i një infermiere është të mbrojë dhe të kujdeset për individë spitalorë me të gjitha origjinat etnike dhe prejardhjet fetare dhe t’i mbështesë ata përmes shëndetit dhe sëmundjes.

Përgjegjësi të ndryshme të një infermiere që bëjnë pjesë në rolin e përfaqësuesit mjekësor shëndetësor duke përfshirë regjistrimin dhe historinë mjekësore dhe simptomat e pacientit.

Ajo ka rol në bashkëpunimin me ekipin për të planifikuar kujdesin ndaj pacientit, ajo është “avokat” për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve.

Infermieria bën monitorim e shëndetit të pacientëve dhe vëzhgimin e shenjave klinike, bën administrimin e medikamenteve dhe trajtimin, operon dhe manipulon me pajisjet mjekësore, zhvillon testet diagnostikuese.

Infermieria luan rol të rëndësishëm në edukimin e pacientëve në lidhje me menaxhimin e sëmundje dhe ofrimin / mbështetjen si dhe këshillimin për pacientët.

Një infermiere është kujdestar për pacientët dhe ndihmon në menaxhimin e nevojave fizike, parandalimin e sëmundjes dhe trajtimin e kushteve shëndetësore.

Për ta bërë këtë, u duhet të vëzhgojnë dhe monitorojnë pacientin, duke regjistruar çdo informacion të rëndësishëm për të ndihmuar në marrjen e vendimeve për trajtimin.

Gjatë gjithë procesit të trajtimit, infermieri ndjek përparimin e pacientit dhe vepron në përputhje me rrethanat dhe me interesat më të mira të pacientit.

Kujdesi i ofruar nga një infermiere shtrihet përtej administrimit të ilaçeve dhe terapive të tjera.

Ata janë përgjegjës për kujdesin holistik të pacientëve, i cili përfshin nevojat psiko-sociale, zhvillimore dhe shpirtërore të individit.

Pacienti është përparësia e parë e infermierit. Roli i infermierit është të mbrojë interesat më të mira të pacientit dhe të ruajë dinjitetin e pacientit gjatë gjithë trajtimit dhe kujdesit.

Kjo mund të përfshijë bërjen e sugjerimeve në planin e trajtimit të pacientëve, në bashkëpunim me profesionistë të tjerë të shëndetit.

Sfida e infermierisë sot Pandemia COVID-19 është një ndër sëmundjet që ka sfiduar shumë shkencat mjekësore.

Mungesa e një kure adekuate ka sjellë miliona të infektuar dhe mijëra të vdekur.

Po ku gjendet infermieria në këtë rreth vicioz?

Infermieria është në vijën e parë të frontit duke u përballur me sëmundjen. Infermieria është 24 orë afër pacientit.

Shpesh dëgjoj dhe lexoj se njerëzit sot infermierinë i thërrasin heronj për punën që bëjnë tash në kujdesin ndaj këtyre pacientëve.

Unë mund të them se ata ishin të tillë edhe në kohën e luftës edhe në kohën e paqes. Ata do jenë gjithmonë tillë, deri sa të ketë pacientë./mediafokus.info

…………………………………………………………….
Autori është Bach.Sc/MIK, mësimdhënës i Infermierisë Klinike