Gjenerali: Nuk pranoj të komandohem nga ushtari im

Rrahim Ademi, një nga gjeneralët më të njohur të luftës në Kroaci, ka thënë se nuk erdhi në luftën e Kosovës, pasi që gjeneral u bë Agim Çeku.

Ademi thotë se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij.

“Pas kësaj mbledhjeje këta e kanë bërë gabim, kush e ka bërë se di, ata janë hi në një bisedë ilegale me Agim Cekun, ne jemi marrë vesh aty me bashkëpunu në atë drejtim, pasi ai u shku në pension, Agim Ceku u bë komandat. Masi ai u bë komandant, cka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtarit tem që në Kroaci në atë kohë nuk ka pas kurrfarë rezultati”, tha Ademi.

Tutje ai tregoi edhe për bisedat që i ka pasur me Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s në Kosovë.

“E thirra Agim Çekun pas hyrjes së NATO’s, i thashë: O Agim Çeku po ku je, më tha në Kleçkë, i thashë çka po bën në Kleçkë, po merre komandën e dil nga Zveçani e bëj sene taktike. Sot e asaj dite, Kosova ish e kompletune. Veç nëse dikush t’ish dalë nga Zveçani. Çka ka bo në Kleckë…Ai deri dje ka qenë ndër mu, e tash me ardh me më komandu mu. Kurrë nuk ma kanë ofru komandën e UÇK-së. Ata që kanë bashkëpunu me Agim Çekun, qe ku e kanë tash Agim  Çekun, urdhëroni”, tha Ademi në RTK.