Ne shqiptarët vetëm shqiptarin duam ta shqyejmë
Genc Prelvukaj
Kemi zënë tokën e bukës, kemi prerë e shkatërruar pyjet, godasim e dhunojmë mësues, kemi prodhuar terroristë, ironizojmë me luftën dhe heronjtë, kemi konsum masiv të pornografisë, nënvlerësojmë poetë, piktorë, filozofë, mjekë dhe mësues, jemi zhytur në kriminalitet dhe korrupsion, nuk vizitojmë muze, ekspozita dhe teatër, kemi ajrin më të ndotur në kontinent, jemi mizorë ndaj kafshëve, hedhim mbeturina kudo, nuk lexojmë, punën e duam pak, nuk pranojmë diversitetet as mendimet ndryshe, kemi sistem të drejtësisë për faqe të zezē, shqipën e shkruajmë keq dhe jemi rreshtuar të fundit në vlerësimin europian të arsimit.
Dhe gjithë ky grumbull njerëzish ushtron rolin e gardianit moral në rastin e Ronelës.
Në një shekull kur Eurovizioni fitohet nga Conchita apo kur gjithë globi vlon nga paraqitje shumë më provokative se kaq.
Por në rastin e të huajve, fanatikët tanë e mbanin bishtin nën shalë. Sepse ne shqiptarët vetëm shqiptarin duam ta shqyejmë.
Dakord nëse keni rezerva për këngën pasi është çështje shijesh, por lidhur me prezentimin skenik keni prodhuar njē marrëzi dhe asgjë tjetër.