Infeksionit me COVID-19 nuk i shpëton as mikrobilogu i famshëm, Lul Raka
Infeksionit me COVID-19 nuk i shpëton as mikrobilogu i famshëm, Lul Raka,
Ka bërë thirrje të vazhdueshme për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19, por infeksionit nuk i ka shpëtuar as mikrobilogu më në zë në Kosovë, Lul Raka, transmeton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në Facebook, teksa ka shtuar se është infektuar edhe bashkëshortja e tij.
“Të nderuar/a. Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, ka shkruar Raka.

