Infektologia uron Bajramin nga Infektiva: Dhashtë Zoti që të bindeni sa serioz është COVID-19
Infektologia Selvete Shurdhani ka uruar festën e Kurban Bajramit, nga Infektiva e Spitalit të Gjilanit dhe në të njëjtën kohë është lutur që njerëzit të binden se sa serioz është virusi COVID-19, raporton Mediafokus.info.
“Dhashtë Zoti që ju të bindeni se sëmundja është shumë serioze e nuk është politikë siç e kanë bindjen shumica e qytetarëve”, ka shkruar Dr. Shurdhani, në urimin e publikuar në Facebook.
Postimi i plotë i Dr. Selvete Shurdhanit:
Te nderuar familjar e miq,
Me fat Kurban Bajrami
Falemnderit per te gjitha urimet tuaja me rastin e festes se Kurban Bajramit.ne pamundesi te ju shkryaj te gjitheve po u shkruaj te gjitheve pernjehere.
Por kesaj here nga vendi i punes .
Kujdestare ne Repartin Infektiv ne Gjilan per tu dal ne ndihme qytetareve te prekur nga COVID 19.
Dashte Zoti qe ju te bindeni qe Semundja eshte shume serioze e nuk eshte politik siq e kane bindjen shumica e qytetareve.
mbani maska ,
mbani distace ,
Ruani te afermit tuaj .
Me.respekt Dr. Selvete Shurdhani Infektologe