Infektologu Tolaj kundër mbylljes totale të vendit shkaku i koronavirusit
Infektologu i njohur kosovar, Ilir Tolaj, është kundër mbylljes totale të vendit, si masë mbrojtëse nga Covid-19, meqë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.
Tolaj ka thënë se atë që e kishte parashikuar kohë më parë, për valën e dytë, po ndodh tash.
“Sërish, pas mbylljes do të kemi rritje të numrit të rasteve. Nuk është e papritur rritja e numrit të rasteve. Autoritetet është dashur ta shfrytëzojnë përiudhën e verës kur kishte më pak raste, që t’i forcojnë kapacitetet mjekësore. Numri i mjekëve të rinj edhe pse i dëshiruar, nuk ndryshon shumë në kualitetin e shërbimeve, pasi që ata janë të papërvojë, sidomos në rastet e rënda”, ka thënë Tolaj.
Sipas tij, është dashur të ketë më shumë shtretër dhe mos të ndizet tash sinjali i kuq. Ai ka theksuar se deri më tash nuk është bërë asgjë sa i përket furnizimit me oksigjen dhe me ilaçe.
“Duhet ta dimë se si pasojë e masave jemi duke i privuar nga shërbimet pacientet më sëmundje tjera. Pas pandemisë do të kemi një bum të pandimeve të tjera, siç janë rastet më sëmundje kardiovaskolare”, ka thënë Tolaj.

