Infermierja heroinë, alivanoset duke ndihmuar pacientët nga zjarri në Spitalin e Vushtrrisë

Se mantelbardhët nuk kursejnë asgjë kur është në pyetje shëndeti i pacientëve e dëshmon edhe rasti i sotëm i një prej infermiereve të Spitalit “Sheikh Zayed”, e cila ndihmoi pacientët të shmangnin një rrezik eventual nga një zjarr që përfshiu një pjesë të vogël në Spitalin e Vushtrrisë.

Kjo vepër tejet njerëzore duke rrezikuar edhe shëndetin e saj mban emrin e Filloreta Fekës, infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, e cila sot edhe një herë dëshmoi se shërbimi ndaj pacientët është më shumë se gjithçka tjetër.
Feka kishte rrezikuar aq shumë duke ndihmuar pacientët saqë përpak momente edhe është alivanosur gjatë përpjekeve të saja për të ndihmuar dhe larguar pacientët që ishin afër zjarrit në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, i cili fatmirsisht sot përfundoi pa pasoja në njerëz.

Siç bënë me dije një burim yni Feka së bashku edhe me kolegë të tjerë nga stafi shëndetësor në përpjekje për të zhvendosur pacientët në një repart tjetër nga reparti ku ishte mbushur me tym dhe paniku i madh edhe ishte alivanosur pa u dorëzuar asnjëherë që t’u dalë në ndihmë pacientëve.

Për fatin e mirë dhe punës së pandërprerë të saj dhe kolegëve të tjerë, pacientët ishin zhvendosur duke bërë që të largohej ndonje kanosje eventuale më e madhe ndaj tyre nga ana e një zjarri që kishte përfshirë atë pjesë të Spitalit “Sheikh Zayed”, shkruan Vushtrria Online.

Ndryshe, mbrëmë “Jepi zë” raportoi për infermierin 26 vjeçar, Arlind Selani, i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar pacientët.