Inteligjenca serbe ka gjetur veglën e saj në Mal të Zi

Genc Prelvukaj

Për këtë njeri kam shkruar shumë herët. Si atëherë e si sot, mendimin e kam të njëllojtë. Ky nuk është as naiv dhe as politikisht i paaftë. Ky thjesht është soj i keq. Këtij hija i duket në Podgoricë e ora i punon në Beograd. Inteligjenca serbe ka gjetur veglën e saj.

Republika malazeze sot ka deri në 25% boshnjakë, kroatë e shqiptarë të cilët janë grirë me serbët. Nga krahu tjetër, shumica e qytetarëve malazezë e konsiderojnë vetën autoktonë. Këta mbahen si pasardhës të ilirëve, të shqiptarëve ose të vllehëve, të cilët kanë marrë gjuhën sllave në përdorim.

Edhe ajo pakicë që mbahet si serbe atje, është e diskutueshme se cfarë janë në rrënjë. Kanë mbiemra si Kastratovic, Shaljic, Gashic, Djonovic, Zonjic, Djinovic, etj, që vetëm me sllavishtën nuk kanë lidhje.

Dhe del soji i këtij e thotë që Mali i Zi nuk e ka askënd më afër se Serbinë.