Fëmija ngulfatet në bazen të plastikës

Një fëmijë në Han të Elezit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, pasi është ngulfatur derisa po lahej në një bazen të plastikes.

“Hani i Elezit 01.07.2021-14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare (fëmijë) është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke u larë në një bazen-plastik ishte ngulfatur”, thuhet në njoftimin e policisë.