Investime të shumta në infrastrukturën publike

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka thënë se në projektet e ujërave të zeza, Komuna e Gjilanit është duke punuar në shumë lokacione, rruga Gjilan-Përlepnicë, rruga e Kumanovës, rruga “Haqif Tetova”, rruga  “Enver Miftari”, për të vazhduar nga java e ardhshme në fshatin Shillovë, pastaj me kanalizimin nga rrethi në rrugën e Prishtinës deri te furra ‘Aroma’ dhe projekte të kësaj natyre në lokacione të tjera.

Po ashtu në Pogragjë është duke u bërë rikonstruimi i rrugëve brenda fshatit që do të përfundojnë deri në fillim të qershorit, pastaj përfundimi i trotuareve në ‘Dardani’ dhe rikonstrumi i rrugëve në këtë lagje.

Edhe në hapësirat publike dhe parqe është duke u punuar me dinamikë të shtuar, sikur në lagjen “Iliria”, pastaj në sheshin kryesor, në pjesën veriore dhe pjesa nga rruga e Prishtinës në drejtim të shkollës “Selami Hallaqi”.

Korça gjithashtu ka njoftuar se nga sot ka nisur projekti i mirëmbajtjes verore të rrugëve dhe njëkohësisht po punohet edhe në disa në ujësjellës.

Edhe mjetet e grantit për performancë komunale do të investohen në projektin e Mirushës, sektori jugor.