Inxhinieri i softverit nga Gjilani ka krijuar fjalorin elektronik gjuhësor më të avancuar deri tani

Isah Bllaca nga Gjilani është inxhinier i softverit dhe dashamir i gjuhës shqipes dhe shkrimit të drejtë të saj.

Bllaca, me shumë mundim e durim dhe me financa të vetat ka krijuar sajtin fjalorthi.com, një kontribut i çmueshëm për gjuhën tonë, shkruan Mediafokus.info

Fjalorthi është fjalori elektronik gjuhësor më i avancuar deri më tani i gjuhës shqipe.

Përveç shpjegimeve për kuptimin e fjalëve, fjalorthi shfaq edhe përdorimin e të njëjtave në literaturën shqiptare.

Së fundmi, në faqe është shtuar si mundësi edhe zgjedhuesi i foljeve./Mediafokus.info/