IPK rekomandon suspendimin e katër punonjësve të Policisë së Kosovës

Pas vrasjes së shumëfishtë që ka ndodhur sot në Gjilan, Isnpektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

“Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast. Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendëskomandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet, ndër të tjera, në njoftimin për media të IPK’së.

Gjatë ditës, zyrtarja policore V.B., dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes e më pas edhe veten./MediaFokus/