Irani sulmon bazën ajrore amerikane

Sipas televizionit shtetëror Iranian, thuhet se IRGC goditi bazën ajrore amerikane Ain al-Asad në provincën Anbar në pjesën perendimore të Irakut, ku janë të vendosur trupat amerikane.

“Dhjetëra raketa tokë-tokë janë shtënë në drejtim të bazës strategjike ajrore”. Sulmi u konfirmua më vonë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet në raport.

Sulmi vjen pas një premtimi për hakmarrje për vrasjen e komandatit anti-terror, gjeneral-lejtnant Qassem Soleimani.

IRGC ka shtuar se do të publikojë më shumë detaje lidhur me sulmin orët në vijim./MediaFokus/