Rrëzohet aeroplani në Iran, 176 të vdekur

Një aeroplan ukrainas me 176 njerëz në bord u rrëzua të mërkurën pranë një aeroporti në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror. Zyrtarët thanë se nuk ka të mbijetuar.

Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar pë në Kiev. Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike, tha televizioni, pa dhënë hollësi.

Një ekip hetimi shkoi në vendin e rrëzimit në periferinë jugperëndimore të Teheranit dhe sot në mëngjes nisi punën për nxjerrjen e viktimave nga vendi i ngjarjes./Foto: Getty Images/