Ironia e Memli Krasniqit me Besnik Bislimin për rastin e nipit
Deputeti Memli Krasniqi ka thënë se PDK nuk ka probleme personale me asnjërin nga kandidatët e propozuar nga qeveria për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim, edhe pse ka anëtarë nga shoqëria civilen që me të dy këmbët janë në VV.
‘’Nuk kemi asnjë prej nesh si grup i PDK telashe personale me njerëzit sa i përket kredibilitetit personal. Sef Bytyqi është më i mire prej krejt anëtarëve tjerë që e keni pru aty. Problemi është që e keni sjell në mënyrë të parregullt sepse s’ka qenë në listën e paramenduar. Ka të bëjë me tendecën për me instalu nepotizimin. Asgjë s’kemi kundër njerezve që janë marrë me këtë çështje. Ju keni anëtarë që janë në Shoqëri Civile, por me dy këmbë në Vetëvendosje. Mos me i shti nipat e mbeat në staf të parë. Leni për dasma qysh ju thojke kryeministri sepse emergjenca nuk është vërtetë si arsye themelore sepse sikur të ishte kjo’’, tha ai.
Krasniqi përmendi edhe rastin e Besnik Bislimit dhe nipit të tij kandidat për anëtar të KShC-së, Gëzim Tosuni.
‘Ju jeni në atë stuhinë e shkarkimeve të bordeve dhe ngarkimit të njerëzve tuaj, por të paktën respektoni procedurat. S’është e pamundshme. Shpresoj të paktën që bjen ky emërim dhe takohet mas 50 vjetëve me nipin e vet se bashkimi familjar është i rëndësishëm, shpresoj që do ta gjejnë lidhjen familjare që e kanë harru’’, ka ironizuar Memli Krasniqi.

