Ironizon Rama pas sulmit me vezë: ‘Ta kisha ditë kisha marrë fërtere me vete’

Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë në një takim që ka pasur me qytetarë në Vranjevc.

Pas kësaj, Rama, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ironuzuar me personat që e kanë sulmuar, duke thënë se ‘ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti’.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë nga një grup i të rinjve, të cilët brohorisnin “Vetëvendosje”.

Ndërkaq nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së Prishtinën, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.