Dedikim për babën: Për këtë ditë u sakrifikua Mulla Idriz Gjilani
Isa nuk e di ende varin e babës, por prindi i tij, heroi Mulla Idriz Gjilani e ka tashmë shtatoren e vet në qendër të Gjilanit.
Për çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës, Isa rikujton sakrificat e babës për lirinë e Kosovës dhe tokave shqiptare, në përgjithësi.
“Kjo është një ditë madhështore për krejt popullin shqiptar për Gollakun e Karadakun. Për këtë ditë, Mulla Idrizi e ka sakrifikuat veten dhe familjen”, ka thënë ai.
Mesazhi i tij për udhëheqësit e vendit ishte që ata të punojnë shumë për ta çuar përpara Kosovën, në aspektin e zhvillimit ekonomik, arsimor, shëndetësor dhe në çdo aspekt tjetër.
Mulla Idriz Gjilani ka qenë një imam i cili çështjen kombëtare e kishte në plan të parë.
Motoja e tij jetësore ishte: “Njeriu ka një nënë, ka një babë, ka një Zot, ka një Vatan që i detyrohet… Pa vatan të lirë, nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri dhe as xhenet”.
Nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, në vitin 1944-1945, burra e gra të Karadakut, Gollakut e Moravës së Gjilanit u kryengritën për t’iu dhënë fund perandorive, në mënyrë që të jetojmë të lirë dhe të pavarur.
Ëndrra e tij dhe kryengritësve të tjerë të shumtë në epokën e tij dhe epokat pasuese, u bë realitet më 17 shkurt 2008./Mediafokus

