Ish-aktivisti i VV-së publikon vendimin e firmosur nga Kurti për përjashtimin e tij

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Ahmeti, ka publikuar një vendim të datës 12 shkurt 2010 nga kjo parti politike për “përjashtimin e tij”.

Ky vendim ishte marrë për katër arsye.

E para flet për “mospunë, mosdisiplinë dhe mospërgjigje në thirrjet e partisë për aktivitete”. E dyta është “veprimtari agjitative kundër partisë”. E treta për “krijim të rrjetit paralel brenda partisë”. Dhe e katërta, për “dyshim për lidhje me shërbime sekrete informative”.

Pra, tri arsyet e para janë konstatime, ndërsa vetëm e fundit nis me fjalën “dyshim”, shkruan sot Nacionale.

Ahmeti është tallur me vendimin e para dymbëdhjetë viteve, duke shkruar “A ka dikush që punon mirë me xham dhe korniza se po më duhet për këtë me e vendos mbi oxhak?”

Vendimi në fjalë ishte nënshkruar nga Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Dardan Molliqaj.